Fol Drejt
E martë, 13 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home Pa Kategori

Kryeministri Kurti priti në takim Komisionin Vlerësues të Lojërave Mesdhetare 2030

2 vjet më parë
in Pa Kategori
Koha e leximit: 3 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, dhe presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës Ismet Krasniqi, ka pritur sot në kryeministri Komisionin Vlerësues të Lojërave Mesdhetare 2030, të kryesuar nga presidenti Julian Pace Bonello, dhe të përcjellur nga Sekretari i Përgjithshëm i ICMG-së, Iakovos Filippousis, transmeton Fol Drejt.

Duke i uruar mirëseardhje në vendin tonë, ai tha se sporti dhe aktiviteti fizik janë shumë të rëndësishme për Qeverinë, shtetin e Kosovës dhe shoqërinë tonë. Disa prej momenteve më të çmueshme dhe krenarie për vendin tonë janë pikërisht sukseset e jashtëzakonshme të sportistëve tanë në arenën ndërkombëtare.

“Vetë ideja dhe mundësia e organizimit të Lojërave Mesdhetare në vitin 2030 është një rast i rëndësishëm për ne, duke pasur parasysh ndikimin pozitiv që do të kishte në shoqërinë tonë dhe zhvillimin e vendit”, u shpreh kryeministri Kurti para anëtarëve të komisionit vlerësues, teksa shtoi se Lojërat Mesdhetare 2030 paraqesin platformën ideale për të krijuar mundësi për zhvillimin e të rinjve tanë dhe që ata të angazhohen në sport dhe aktivitete fizike.

Lexoni edhe..

NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

“Uria” e përdorur si armë lufte nga Izraeli vrau 16 fëmijë në Gaza

Porosit Web Porosit Web

Organizim i Lojërave Mesdhetare 2030 do të kishte ndikim pozitiv në konsolidim të imazhit shtetëror në arenën ndërkombëtare, përmirësim dhe investime në infrastrukturë fizike të modernizuar, në ekonomi të ringjallur përmes krijimit të vendeve të reja të punës dhe zhvillimit të turizmit sportiv, si dhe fuqizim të sportit dhe zhvillim të qëndrueshëm të tij, u tha në takim nga delegacioni i Qeverisë së Kosovës.

Për më tepër, Kryeministri Kurti u shpreh se organizimi i Lojërave Mesdhetare 2030 në Kosovë, në edicionin e 21-të të kësaj ngjarje multi-sportive do të shënojë moment historik në nivel rajonal, marrë parasysh që herën e fundit kur këto lojëra janë mbajtur në Ballkan ka qenë para gati gjysmë dekade, në Split të Kroacisë, në vitin 1979. Ai tha se Qeveria bashkë me Komitetin Olimpik të Kosovës, janë plotësisht të përkushtuara në organizimin e kësaj ngjarje të madhe sportive.

Sekretari i Përgjithshëm i ICMG-së, Iakovos Filippousis u shpreh i nderuar dhe falënderues për mikpritjen që po i bëhet Komisionit gjatë qëndrimit në Kosovë. Ai tha se kjo vizitë është e rëndësishme për ta, siç është e rëndësishme edhe të shohin profesionalizmin në organizim dhe përgatitjet që po bëhen.

Ndërsa, Presidenti Julian Pace Bonello u shpreh se janë të impresionuar me aplikacionin e dorëzuar nga Kosova. Duke shtuar se kandidatura e Kosovës është shumë serioze.

Lojërat Mesdhetare 2030, shënon edicionin e 21-të të kësaj ngjarjeje multi-sportive e cila i bën bashkë sportistët dhe qytetarët e 26 shteteve të tri kontinenteve të cilët preken nga ujërat e Mesdheut. Kosova kishte shpallur zyrtarisht kandidaturën për organizimin e këtyre lojërave në fillim të muajit prill, gjatë një konference të përbashkët të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zëvendësministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani dhe Kryetarit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi. Kosova është bërë vendi më i vogël që ndonjëherë ka shpallur kandidaturën për organizimin e Lojërave Mesdhetare.

Komisioni vlerësues i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), po qëndron në Kosovë për të shqyrtuar dosjen e kandidaturës. Ata gjithashtu po bëjnë vlerësimin e gjendjes në terren si dhe po zhvillojnë takime me krerët institucionalë dhe komunitetin sportiv. Raporti përmbledhës i komisionit do të prezantohet në Asamblenë e Përgjithshme të ICMG-së, që mbahet më 8 shtator 2023 në Heraklion të Greqisë./FolDrejt/

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Shpërthejnë reagimet pas vendimit të qeverisë, për ta mbyllur “Klan Kosovën”

Lajmi tjetër

Organizata ‘Plus Kult’ organizon program artistik kulturor për diasporën shqiptare

Të ngjajshme

LAJME

NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

9 Mars, 2025
Pa Kategori

“Uria” e përdorur si armë lufte nga Izraeli vrau 16 fëmijë në Gaza

5 Mars, 2024
Pa Kategori

FOTO/ Policia kërkon ndihmën e qytetarëve në kapjen e këtij personi

16 Shkurt, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM