Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendësministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna, kanë pritur sot në takim Konsullin e nderit të Kosovës në Bursa, Fahrettin Gülener dhe Koordinatorin e Qendrës Kulturore të Kosovës në Bursa, Recep Gündüz, transmeton Fol Drejt.
U vlerësua bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Turqisë dhe u shpreh gatishmëria për të rritur nivelin e këtij bashkëpunimi edhe ndërmjet komunave dhe shkollave të ndryshme të të dy shteteve.
U bisedua për bashkëpunim me qytetin e Bursas, ku jeton komunitet i madh i shqiptarëve, për mundësitë për trajnime dhe aftësim profesional, si dhe për kursin e gjuhës shqipe në “Qendrën Kulturore të Kosovës” në Bursa./FolDrejt/