Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Shefin e EULEX-it, z. Lars Gunnar Wigemark.
Raporti i World Justice Project (Projekti i Drejtësisë Botërore ) që renditë Kosovën si të parën në rajon për nga sundimi i ligjit, dhe në vendin e dytë në botë si shteti me përmirësimin më të madh në këtë fushë, ishin në qendër të takimit të sotëm, transmeton Fol Drejt.
Në këtë takim, kryeministri Kurti theksoi avancimin e vazhdueshëm në vendin tonë të indikatorëve demokratikë, si dhe angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në reformën në drejtësi, si dhe për luftimin e krimit dhe korrupsionit./FolDrejt/