Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Finlandës në Kosovë, Johan Schalin.
Në takim u bisedua për marrëdhëniet dypalëshe mes Kosovës dhe Finlandës dhe u ritheksua gatishmëria për të thelluar e zgjeruar bashkëpunimin. U diskutua edhe për mundësitë e shtimit të ndërveprimit në fushat të cilat shteti i Finlandës mund të ofrojë mbështetje, transmeton Fol Drejt.
Kryeministrit Kurti shprehu mirënjohjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për përkrahjen dhe kontributin që Finlanda vazhdon të jep për Kosovën./FolDrejt/