Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur dje në takim zëvendëspresidentin e kompanisë së mirënjohur të prodhimit të automjeteve, KIA Europe, Jun Young Choi.
Më këtë rast, kryeministri Kurti e njoftoi z.Jun për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në fuqizimin e zhvillimit ekonomik, potencialin e Kosovës për investime si dhe për klimën e favorshme në Kosovë për kompanitë ndërkombëtare.
Kryeministri Kurti tha se kompanitë si KIA janë të mirëseardhura për të investuar në Kosovë.
Poashtu, Kryeministri Kurti e njoftoi Jun për progresin e Kosovës në të gjithë fushat, mjedisin e përshtatshëm për biznes, progresin ekonomik, sundimin e ligjit dhe për politikat e qëndrueshme ekonomike të cilat janë përparësi për investitorët e huaj.
Kryeministri Kurti tha se gjatë këtyre dy viteve të qeverisjes, Kosova ka bërë rritje të theksuar ekonomike, rritje të të hyrave, eksporteve dhe investimet e huaja direkte.
Gjatë takimit, kryeministri tha se Kosova nga organizatat dhe institucionet e rëndësishme ndërkombëtare është vlerësuar dhe ka shënuar progres në parametrat e sundimit të ligjit.
Ai i ftoi drejtuesit e kësaj kompanie që të shqyrtojnë mundësitë që vendi ynë ofron për qëllimet dhe planet e kompanisë. /FolDrejt/