Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Vjenë, me kancelarin austriak, ka theksuar se e konsideron planin franko-gjerman si një bazë të mirë për të vazhduar tutje, përfshirë këtu çështjen e Asociacionit, mirëpo sipas Kushtetutës së Kosovës.
“Më 9 shtator e kemi pranuar këtë propozim dhe besoj se është bazë e mirë ky propozim për të vazhduar tutje”, ka thënë kryeministri Kurti.
“Pra, jemi në një moment kur flasim për një marrëveshje për normalizim të plotë të marrëdhënieve në mes Kosovës e Serbisë e aty edhe çështja e asociacionit mund të adresohet, megjithatë sipas Kushtetutës së Kosovës, e cila i ka dhënë shumë privilegje pakicës serbe, në frymën e saj nuk lejon asociacion njëetnik”, ka shtuar ai.
Kurti, tutje ka theksuar se asociacioni njëetnik nuk është në frymën e atij plani apo të Kushtetutës së Kosovës./FolDrejt/