Ish Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi, se infografika e qeverisë, për sa u përket rritjes së pagave sipas koeficientit të ri, është manipuluese, shkruan Fol Drejt.
“Infografika manipuluese e Qeverisë. Nuk e tregon rritjen në pagën neto, por vetëm në bruto. Rritja në bruto, mund të përfshijë pagën bazë, shujtat, shtesat, taksat, kontributin pensional, etj. Në fund ajo çka merret për bazë është: sa euro shtesë, ose sa euro minus janë në llogarinë e secilit.”
Përndryshe Kryeministri Albin Kurti në një postim të mëhershëm në llogarinë e tij zyrtare në Facebook shkroi se me sistem të ri të pagave, janë vendosur vlera të reja:
“Barazi dhe ndershmëri për pagat në mes të kategorive, ngushtim të hendekut midis zyrtarëve të lartë dhe të tjerëve, si dhe mbështetje solide për katër kategoritë jetike për funksionimin e shoqërisë, atë të mjekëve, arsimtarëve, policëve dhe ushtarakëve.
Tash e tutje nuk do të ketë më stagnim të pagave pafundësisht. Ato do të lëvizin sipas rritjes, punës dhe rezultateve që kemi të gjithë ne bashkë në rritjen ekonomike të vendit.”/FolDrejt/