Kryeministri Albin Kurti ka shkruar pas vdekjes së ikonës së filmit, Jean-Luc Godard, për të cilin tha se e bëri kinemanë të rëndësishme.
Kurti tha se filmi i aktorit të ndjerë, “Alphaville”, është filmi i parë që e ka shikuar bashkë me gruan e tij, Ritën.
“Filmi im i preferuar është “Le mépris” dhe “Alphaville” është filmi i parë që kam parë së bashku me gruan time”, ka shkruar Kurti në Twitter, transmeton Klankosova.tv.
“I vëmendshëm ndaj luftërave në Ballkan në “Je vous salue, Sarajevo”, teksa denonconte vdekjen e artit të të jetuarit, Godard parashikoi diçka nga fundi i tij: “Kur të jetë koha për të mbyllur librin, nuk do të pendohem. Kam parë kaq shumë njerëz që jetojnë kaq keq, dhe kaq shumë vdesin kaq mirë”.
“Dhe kështu, ai e mbylli karrierën e tij me filmin e tij të fundit, të titulluar “The Image Book”. Kinemaja është çështje gjurmësh. Ato të Godardit janë të përjetshme”, përfundoi Kurti.
Jean-Luc Godard vdiq dje në moshën 82 vjeçare.