Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se rruga e qeverisjes së tij është rrugë për kthimin e mërgatës, shtimit të energjisë dhe ngritjes së arsimit, transmeton Fol Drejt.
“Rruga jonë është rrugë për kthimin e mërgatës, shtimin e energjisë dhe ngritjen e arsimit. Kalofshi sa më mirë e u dëshiroj fundjavë të këndshme!”, shkroi Kurti në Facebook.