Kryeministri Kurti në foltoren e Kuvendit është shprehur se sipas tij, serbët nuk e kanë prioritet asociacionin, ata nuk e duan si vlerë për vete mirëpo si armë kundër Kosovës.
“Po të ishte asociacioni prioritet i tyre, do ta kishin zbatuar me ata që e kanë nënshkruar, është dashur ta zbatojnë në vitet 2013, 2014, 2015, jo ta presin vitin 2020, 2021 e 2022 që unë të bëhem kryeministër për ta zbatuar”, tha kryeministri Kurti.
“Është shumë e qartë se nuk e duan Asociacionin si vlerë për vete, por si armë kundër Kosovës, nuk është as nevojë e serbëve, por është si armë kundër shtetësisë së Kosovës”, shtoi ai tutje./FolDrejt/