Zyra për informim e kryeministrit Kurti ka njoftuar për agjendën e tij të sotme.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në zbulimin e Pllakës Përkujtimore të dëshmorëve dhe martirëve të rënë në masakrën në fshatin Pastasellë të Komunës së Rahovecit”, thuhet në njoftim.
Ky organizim pritet të zhvillohet sot nga ora 11:00, transmeton Fol Drejt.