Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur mirënjohjen e tij për punën e stafit civil të kryeministrisë, transmeton Fol Drejt.
“Çdo ditë na bashkon puna në zyre, sot na bëri bashkë kafja e mëngjesit në ballkonin e Qeverisë.
Falënderoj stafin civil të kryeministrisë për bashkëpunimin, zellin dhe angazhimin e përditshëm.”, ka shkruar kryeministri Kurti në një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook, duke bashkëngjitur edhe disa fotografi./FolDrejt/