Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për nder të muajit të Ramazanit ka shtruar iftar, ku të ftuar ishin myftiu i Kosovës, Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij, shkruan Fol Drejt.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për nder të muajit të Ramazanit ka shtruar iftar për myftiun e Kosovës, Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorë të tij.”, shkruan në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Në komunikatë u theksua se i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kryeministri Kurti, u ka uruar besimtarëve muslimanë agjërim sa më të lehtë të ditëve të mbetura të këtij muaji të shenjtë.
Në fund u vlerësua se muaji i Ramazanit është muaj i devotshmërisë, mirësjelljes me njerëzit përreth dhe ndihmës për atë në nevojë. Në iftare të përbashkëta si sonte përcjellim mesazhin e tolerancës, solidaritetit dhe mirësisë. /FolDrejt/