Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije se ka filluar përgatitja për dorëzimin e aplikacionit për anëtarësim të Kosovës në BE.
Sipas tij, Kosova është vend evropian me vlera e orientim evropian, ka 6 vjet që zbatohet Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit, e që sipas tij, e bën të besoj që Kosova ka përmbushur çdo kriter teknik për të fituar statusin e vendit kandidat.
Tutje, Kurti ka përmendur edhe rreshtimin e Kosovës përkrah vendeve evropiane kundër Rusisë.
“Sivjet e kemi intensifikuar angazhimin sa i përket liberalizimit të vizave. Më 12 gusht, para saktësisht 2 muajve, i kemi dorëzuar një raport të detajuar KE-së për progresin tonë në sundim të ligjit, luftën kundër korrupsionit si dhe menaxhimin e migrimit”, ka thënë kryeministri Kurti./FolDrejt/