Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në përurimin e termocentralit diellor me kapacitet 150 MW (SEGE), në fshatin Bec, Gjakovë.
Kjo vizitë e Kurtit është paralajmëruar të fillojë në orën 11:00, përcjell Fol Drejt.
Pas kësaj, Kurti, do të marrë pjesë në përurimin e Shkollës së re Fillore dhe të Mesme të Ulët “Bajram Curri”, në Krushë të Madhe.
Kjo vizitë do të realizohet në orën 12:00./FolDrejt/