Pas përgjigjeve pozitive që mori nga kreu i LDK-së dhe AAK-së për t’u takuar, në një njoftim të dërguar për media, bëhet e ditur se kryeministri Kurti do t’i takojë sot dy liderët opozitarë në orën 15:00.
Takimi do të mbahet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, konkretisht sallën 301, transmeton Fol Drejt.
Ndërkohë, kujtojmë se kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka refuzuar ftesën e kryeministrit Kurti për takim./FolDrejt/