Fol Drejt
E hënë, 19 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

Kryeministri Kurti: Sot rritet dhe ngritet edhe më tej ushtria jonë

3 vjet më parë
in KOSOVË, KRYESORE
Koha e leximit: 6 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

“Dita kur ju betoheni t’i shërbeni atdheut tuaj, popullit tuaj, me krenari dhe nder, është dita kur e gjithë Kosova merr forcë të re dhe fiton vullnet të shtuar. Shërbimi i juaj vetëmohues është inspirim dhe tregues më i çiltër i atdhedashurisë dhe përkushtimit ndaj vlerave të shtetit dhe popullit tonë”, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, para rekrutëve të rinj të gjeneratës 02/2021. Ai shtoi se me bashkimin e tyre në Forcën e Sigurisë, sot po rritet dhe ngritet edhe më tej ushtria jonë, transmeton Fol Drejt.

I shoqëruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, Komandanti i Forcës së Sigurisë, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Kryeministri Kurti mori pjesë në ceremoninë e certifikimit të 190 rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Nga sot, ju jeni pjesë e një force që i shërben popullit të saj paqedashës, Forcës e cila është boshti i fuqishëm i shtetit të Kosovës dhe partner i palëkundur i shteteve mike. Detyra juaj është më fisnike sepse ju i shërbeni paqes së qëndrueshme dhe vlerave demokratike, shtoi kryeministri.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Duke iu drejtuar Gjenerale Irfete Spahiut dhe stafit trajnues të FSK-së, kryeministri i përgëzoi për punën e shkëlqyeshme dhe angazhimin e palodhshëm për realizimin e suksesshëm të stërvitjes ushtarake bazë për gjeneratën e dytë për këtë vit. Kjo stërvitje duke qenë stërvitje fundamentale e ushtarit, është themeli i edukimit ushtarak, prandaj, përfundimi i suksesshëm i kësaj stërvitje nënkupton fillim të mbarë të përgatitjes profesionale të ushtarëve për t’i shërbyer Forcës e sigurisë, qytetarëve dhe vendit.

Në fund, kryeministri Kurti teksa u bëri thirrje rekrutëve të rinj që të investojnë në veten e tyre, të mësojnë dhe stërviten, shërbejnë me humanitet dhe dinjitet, luftojnë me guxim dhe të bëhen ushtar të fortë të ushtrisë së fuqishme të Kosovës.

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti:

E nderuar Presidente e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu,

I nderuar Ministër i Mbrojtjes, z. Armend Mehaj,

I nderuar Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari,

E nderuar Gjenerale Irfete Spahiu,

Të nderuar Zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Gjeneral, Oficerë dhe Nënoficerë të FSK-së,

Të nderuar përfaqësues të shteteve partnere,

Të respektuar instruktorë, rekrutë dhe familjarë të rekrutëve të Forcës së Sigurisë,

Këtë fundvit, këtu në zemër së Forcës së Sigurisë së Kosovës, po e mbyllim me këtë ngjarje të veçantë dhe shumë të rëndësishme për ju, për familjet tuaja, për Forcën e Sigurisë dhe për Republikën tonë. Sot radhëve të ushtrisë sonë i bashkohen edhe 190 ushtarë të rinj. Sot rritet dhe ngritet edhe më tej ushtria jonë.

Të nderuar rekrutë,

Dita kur ju betoheni t’i shërbeni atdheut tuaj, popullit tuaj, me krenari dhe nder, është dita kur e gjithë Kosova merr forcë të re dhe fiton vullnet të shtuar. Shërbimi i juaj vetëmohues është inspirim dhe tregues më i çiltër i atdhedashurisë dhe përkushtimit ndaj vlerave të shtetit dhe popullit tonë.

Nga sot ju jeni pjesë e një force që i shërben popullit të saj paqedashës; Forcës e cila është boshti i fuqishëm i shtetit të Kosovës dhe partner i palëkundur i shteteve mike. Ju e keni detyrën më fisnike sepse ju i shërbeni paqes së qëndrueshme dhe vlerave demokratike.

Çdo shtet duhet ta ketë përmasën e vet të themelimit dhe të ndërtimit, shenjuesin e rezistencës që e përcakton për të ardhmen, treguesit e vullnetit, regjistrat e disiplinës dhe përfytyrimin e forcës. Por përveç këtyre elementeve duhet ta ketë forcën e rinisë. Sepse çdo brezi i takon të vendosë vulën e vet mbi projektimin dhe sigurinë e së ardhmes. Në shpirt të vet secili qytetar është ndërtues i vlerave dhe garantues i tyre. E nëse profesionalisht dikush është ndërtues, profesionalisht është edhe garantues.

Ju jeni rekrutët e rinj, por jeni garantuesit e tërë arritjeve të dekadave të fundit të popullit të Kosovës, të pavarësisë shtetërore të saj, të subjektivitetit të saj ndërkombëtar. Nga serioziteti juaj varet imazhi ynë, nga përgatitja juaj varet puna jonë. Mes ushtrisë dhe shtetimit nuk ka ndërmjetësim dhe as lidhje të tërthortë.

Edhe një herë, çdo brez ka përgjegjësi për vazhdimësinë e projektit të pavarësimit dhe shtetndërtimit. Edhe një herë, serioziteti ynë varet nga cilësia e ushtarakëve dhe ushtrisë sonë, nga lidhja e saj cilësore me historinë e vet dhe me gjendjen rajonale e botërore. Ushtaraku ynë duhet të jetë i dijshëm sa dhe i fuqishëm, specialist i teknologjisë ushtarake të sektorit të vet, sa dhe i vetëdijshëm në planin e përgjithshëm të veprimeve tona strategjike globale. Çdo brez ka peshën e vet të vetëmohimit në shenjimin e përhershëm të ekzistencës sonë.

Të nderuar e të dashur qytetarë të përzgjedhur të Republikës, ju drejtohem juve me përgjegjësinë me të madhe e ju vë në dukje se mendjelehtësia e çdo brezi kthehet në peshë shtesë për brezin pasardhës. Punën e një brezi mos ia lërë brezit tjetër.

Vetëm me këtë vizion dhe vetëpërcaktim ne nuk do të na nevojiten më flijimet e larta. Le të kujtojmë e të meditojmë, këtu, së bashku, me përqendrim të thellë, numrin e lartë të brezit të viteve 90-ta që u ngjitën prej demonstratës e ilegalitetit drejt luftës së organizuar çlirimtare. Ai brez i mori përgjegjësitë e kohës së vetë, andaj edhe ne sot kemi pavarësi e kemi ushtri. Ata punuan dhe luftuan pa kushtet që jep normaliteti shtetëror. Ata e prodhonin kushtin e rezistencës së tyre dhe po aty, njëherësh, rezistonin.

Qeveria jonë ju premton me ndërgjegjen më të lartë se do të punojë për të siguruar të gjithë kushtet tuaja, dhe ju duhet t’i premtoni vetes se do të tejkaloni çdo herë mundësitë tuaja dhe kufijtë tuaj në fuqi e në inteligjencë. Imagjinoni më të mirën e vetes dhe të tjerëve, dhe atëherë çdo mision do të jetë i qartë për ju.

E nderuara Gjenerale Spahiu dhe staf trajnues i FSK-së,

Ju përgëzoj për punën e shkëlqyeshme dhe angazhimin e palodhshëm për realizimin e suksesshëm të stërvitjes ushtarake bazë për gjeneratën e dytë për këtë vit. Kjo stërvitje duke qenë stërvitje fundamentale e ushtarit, është themeli i edukimit ushtarak, prandaj, përfundimi i suksesshëm i kësaj stërvitje nënkupton fillim të mbarë të përgatitjes profesionale të ushtarëve për t’i shërbyer Forcës e sigurisë, qytetarëve dhe vendit.

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Mbrojtjes do të vazhdojnë ta shohin mbrojtjen dhe sigurinë si një shtyllë jetike të shtetit tonë. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim dhe zhvillojmë Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe do të vazhdojmë që përkrahë e bashkë me aleatë tanë strategjik, ShBA-të dhe vendet tjera të NATO-s ta modernizojmë këtë Forcë dhe ta bëjmë operacionale e të ndërveprueshme me ushtritë e vendeve partnere.

Të nderuar familjarë të rekrutëve,

Faleminderit për përkrahjen që u dhatë bijave dhe bijve tuaj për ta bërë të mundshme që të përballojnë me sukses sfidat dhe vështirësitë me të cilat janë ballafaquar gjatë këtij trajnimi sfidues. Pa përkrahjen tuaj, vështirësitë do të ishin më të papërballueshme dhe motivi më i ulët, ndërkaq me mbështetjen tuaj, sot këtu para nesh kemi rreshtuar ushtarë profesionistë dhe të gatshëm për t’u shkuar detyrave të tyre një për një deri në fund. Andaj veçanërisht sot, këta rekrutë ju përfaqësojnë edhe juve që i keni rritur dhe edukuar deri këtu, përpara se t’i nënshtrohen edukatës dhe formimit ushtarak.

Ushtarë fisnikë! Duke u forcuar Forca e Sigurisë së Kosovës, forcohet republika jonë, shteti i Kosovës, qytetarët e së cilës presin prej jush më shumë se prej kujtdo tjetër, përkushtim, sakrificë dhe shërbim të dinjitetshëm. E kjo mund të realizohet vetëm nëpërmjet angazhimit tuaj të përditshëm, me devotshmëri dhe atdhedashuri. Andaj investohuni në veten tuaj, mësoni dhe stërvituni, shërbeni me humanitet dhe dinjitet, luftoni me guxim dhe bëhuni ushtar të fortë të ushtrisë së fuqishme të Kosovës. Urime certifikimi secilit prej jush dhe urime festat e fundvitit të gjithëve./FolDrejt/

Tags: Albin KurtiFSKKosoveUshtria e Kosoves
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

FSK-ja forcohet edhe me190 rekrutë të rinj

Lajmi tjetër

A ishte paralajmëruar Qeveria Kurti për krizën energjetike, gjatë muajve të verës?

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM