Sot nga Lëvizja Vetëvendosje (LV), është paralajmëruar një konferencë për shtyp, transmeton Fol Drejt.
Konferenca pritet të mbahet në orën 14, ku do të flasë edhe kryetari i kësaj partie, njëherësh kryeministër i vendit, Albin Kurti.
Aty do të flasin edhe sekretarja organizative, Vlora Haxhimehmedi dhe koordinatori për qendra, Valon Hoti.
Konferenca do të mbahet në selinë e LV-së në Prishtinë./FolDrejt/