Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kabinetin qeveritar sot do të vizitojnë Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, shkruan Fol Drejt.
Sipas Zyrës së Kryeministrit, vizita do të bëhet në ora 11:30, ndërsa prej orës 12:00 ai do të vizitojë familjen Haradinaj.
Pas vizitës së familjes Haradinaj, Kurti do të marrë pjesë në Akademinë përkujtimore, që do të mbahet në oborrin e Kullës Haradinaj, në Gllogjan. /FolDrejt/