Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është takuar me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe të Sigurisë Josep Borrell dhe Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak, shkruan Fol Drejt.
Lajmin e konfirmoi Kryeministri Kurti përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ku tha se kanë diskutuar për Marrëveshjen Kornizë të përqendruar në njohjen reciproke dhe çështje të tjera.
Kurti shtoi se plaçkitja dhe djegia e veturave në veri të Kosovës është krim dhe duhet dënuar nga të gjithë.
Postimi i plotë:
“Përpara Samitit të sotëm vjetor të Procesit të Berlinit, u takova me Josep Borrell dhe Miroslav Lajcak për të diskutuar Marrëveshjen Kornizë të përqendruar në njohjen reciproke dhe çështje të tjera. Plaçkitja dhe djegia e veturave në veri të Kosovës është krim dhe duhet dënuar nga të gjithë.” /FolDrejt/
Ahead of today’s annual Berlin Process Summit I met w/ HR/VP @JosepBorrellF & SR @MiroslavLajcak to discuss the Framework Agreement centered on mutual recognition & other issues. The looting & burning of cars in the north of Kosova is a crime and must be condemned by all. pic.twitter.com/DZ913qXKmU
— Albin Kurti (@albinkurti) November 3, 2022