Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti kanë pritur sot në takim Drejtorin e Agjencisë kroate për Siguri dhe Inteligjencë (SOA), Daniel Markic, shkruan Fol Drejt.
Zyra e Kryeministrit njoftoi se ata kanë diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë si dy shtete dhe popuj miq e aleatë, për rreziqet e përbashkëta, dhe për sigurinë e kontinentit të Evropës dhe rajonit, e cila është cenuar rëndë pas agresionit dhe invazionit rus në Ukrainë.
“Shkëmbimi i përvojave dhe informacioneve u tha se sjellë dobi të dyanshme për ruajtjen e paqes dhe garantimin e sigurisë.”, thuhet në njoftim.
Tutje, duke iu referuar raportit zyrtar, në takim është theksuar rëndësia dhe gatishmëria për bashkëpunim dhe bashkërendim në shërbim të përpjekjeve stabilizueses për paqe dhe siguri. /FolDrejt/