Kryeministri Albin Kurti, vizitoi objektin e e kompanisë së teknologjisë, LinkedIn.
Në takimin që pati me drejtuesit e LinkedIn, ai i ka ftuar ata që të investojnë në Kosovë, transmeton Fol Drejt.
“Potenciali i rritjes së madhe të hapësirës së IT-së në Kosovë ofron një klimë të favorshme investimi për kompanitë e teknologjisë”.
“Kjo nga ana tjetër do të sigurojë vende të reja pune me cilësi të lartë për njerëzit tanë, siç thash gjatë një takimi me drejtuesit e LinkedIn”, ka shkruar Kurti në Twitter./FolDrejt/