Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim familjarët e shkrimtarit të ndjerë, Moikom Zeqo, shkruan Fol Drejt.
“Në Kryeministri, sot pasdite, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti familjarët e shkrimtarit dhe studiuesit të njohur shqiptar nga Durrësi, Moikom Zeqo.”, shkruan në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.
Në njoftim thuhet se Kurti së bashku me bashkëshorten e tij, Lida Miraj dhe djalin Epidamn Zeqo, kanë evokuar kujtime për të ndjerin Zeqo, që iu dha lamtumira e fundit në qershor të vitit 2020. Zonja Miraj dhe Epidamni, që të dy autorë edhe vet, i kanë dhuruar kryeministrit librat autorial të tyre bashkë me një libër të Moikom Zeqo, të cilët kryeministri Kurti i ka pranuar me kënaqësi.
“Shkrimtari Moikom Zeqo, përveçse autor i suksesshëm, ishte edhe ministër i Kulturës, deputet i Kuvendit dhe Drejtor i Muzeut Kombëtar të Historisë në Tiranë. Vitin tjetër ai do të festonte 75-vjetorin e lindjes. Kryeministri Kurti falënderoi familjarët për vizitën dhe tha se kujtimi për Moikomin do të jetojë gjithmonë përmes librave, veprave, fjalëve dhe këshillave të tij.”, thuhet në vazhdim të njoftimit. /FolDrejt/