Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kryeministrin e Japonisë Fumio Kishida, shkruan Fol Drejt.
Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kryeministri Kurti ka treguar se këtë takim e kanë zhvilluar në rezidencën shtetërore në Pallatin Akasaka.
Kurti ka treguar se pasi ia ka shprehur ngushëllimet, në emër të popullit të Kosovës, për vdekjen e ish kryeministrit Shinzo Abe, ai ia ka bërë një ftesë që ai ta vizitojë Kosovën.
“Tregova për të arriturat socio-ekonomike të Kosovës dhe interesimin tonë për investime nga Japonia, teksa konfirmova pjesëmarrjen tonë në EXPO Osaka 2025. Japonia është vend shumë i rëndësishëm i G7, me të cilën ne ndajmë pikëpamje të njëjta vlerore dhe strategjike”, ka shkruar Kurti.
Tutje i pari i Qeverisë tregoi se e ka ftuar kryeministrin Kishida për vizitë në Kosovë.
“Në fund të takimit Kryeministri Kishida më tha të përcjell përshëndetjet e tij për popullin e Kosovës, kurse unë e ftova ta vizitojë Kosovën në një të ardhme të afërt”, përfundoi Kurti./FolDrejt/