Pas takimit dypalësh me Presidentin e Zvicrës, Alain Berset, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kanë takuar në ndërtesën e Ambasadës së Kosovës në Bern, kandidatët shqiptarë në zgjedhjet federale 2023.
Në njoftimin e Qeverisë thuhet se në një bashkëbisedim të hapur, kryeministri Kurti i përgëzoi ata për angazhimin e tyre publik e politik në Zvicër, duke e konsideruar atë si dëshmi të mirëintegrimit të shqiptarëve atje.
“Diskutuan për lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës dhe rolin e potencialin e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe mërgatës në fushën e ekonomisë, edukimit dhe shëndetësisë”, thuhet në komunikatë.