Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Kryetarin e Komisionit të Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme, David McAllister, me të cilin ka diskutuar rreth integrimit të Kosovës në institucionet e BE-së, shkruan Fol Drejt.
“I kënaqur që u takova me Kryetarin e Komisionit të Parlamentit Evropian për Punët e Jashtme, David McAllister,
për të diskutuar një sërë temash, duke përfshirë aplikimin e fundit të Kosovës për anëtarësim në BE, në vazhdën e vlerësimit premtues të Raportit të Vendit.”, shkroi Kurti në Twitter.
Kurti shtoi se përkushtimi i Kosovës ndaj vlerave dhe integrimit evropian është i palëkundur. /FolDrejt/