Takimin e fundit të ditës së hënë në Bled, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e zhvilloi me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE, Michael Carpenter, me të cilin diskutoi mbi çështjet aktuale në vend dhe për procesin e dialogut, përkatësisht zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj, transmeton Fol Drejt.
Kryeministri theksoi se pasi kanë kaluar më shumë se dy muaj pa incidente dhe protesta të dhunshme në katër komunat në veri, dhe ulje të prezencës së Policisë së Kosovës në dhe përreth ndërtesave të komunave përkitazi me situatën në teren, deeskalimi tashmë ka ndodhur, dhe se rieskalimi potencial duhet të parandalohet.