Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në Athinë me ftesën e homolohut nga Greqia, Kyriakos Mitsotakis.
Mbrëmë, ai mori pjesë në darkën e ftuar nga kryeministri Mitsotakis për liderët e Ballkanit Perëndimor.
E gjatë kësaj kohe, kryeministri Kurti pati mundësinë ta takojë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, përcjell Fol Drejt.
Vetë Kurti shpërndau momentin e takimit dhe përshëndetjes me presidentin Zelensky.
Kujtojmë se Kosova ka shprehur vazhdimisht mbështetjen ndaj Ukrainës përballë sulmeve ruse, ndërkaq të dielën mbrëma, Qeveria e Kosovës edhe zyrtarisht iu bashkua Deklaratës së Përbashkët të G7 për përkrahjen e Ukrainës.