Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me rektorin e Universitetiit të Prishtinës, Qerim Qerimi, takoi profesorin Sean Murphy nga George Washington University, transmeton Fol Drejt.
Kryeministri Kurti uroi profesor Murphyn për titullin ‘’Honoris Causa’’, që iu nda sot nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Gjatë takimit, Kryeministri dhe profesor Murphy biseduan për temat aktuale në vend, përfshirë çështjet e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, integrimin europian të Kosovës, si dhe të arriturat e Qeverisë në fushën e ekonomisë, luftimit të korrupsionit, sundimit të ligjit demokratizimit e lirisë së mediave.
Kryeministri falënderoi profesor Murphyn për kontributin e tij qenësor në mbrojtjen e qëndrimeve të Kosovës para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që rezultoi me opinionin e GjND-së për Kosovën, e në këtë drejtim, në fuqizimin e sovranitetit të Republikës./FolDrejt/