Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të edicionit të 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, që po mbahet në Greqi, është takuar me deputeten e parlamentit grek, njëherësh raportuesen për anëtarësimin e Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis dhe ish-kryeministrin e Greqisë, George Papandreou, që po ashtu është themelues i sympoziumit SYMI, transmeton Fol Drejt.
Gjatë një dreke pune, ata shkëmbyen mendime mbi intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, zhvillimet e fundit në rajon, dhe aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.