Në 24-vjetorin e rënies në krye të detyrës së mjekut hero, Shpëtim Robaj, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim familjen Robaj.
Në takim u rikujtua jeta dhe vepra e mjekut Shpëtim Robaj, që ra mes Abrisë dhe Likocit më 30 shtator të vitit 1998, duke shkuar në ndihmë të të plagosurve të masakrës në Abri të Drenicës.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se Kurti e vlerësoi doktor Shpëtimin, mjekun e luftëtarëve, si humanist dhe atdhetar të madh, përcjell Klankosova.tv.
“Në takim ishin të pranishëm: znj. Hyrije Robaj, e ëma e dr. Robaj, së bashku me znj. Firdes Robaj, bashkëshortja e dr. Robaj, së bashku me djalin Memli, me bashkëshorten Artë dhe djalin Shpëtim, si dhe znj. Afërdita Vllasolli, motra e dr. Shpëtimit”, thuhet tutje në komunikatë.