Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po qëndron për një vizitë në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë kësaj vizite atë e ka shoqëruar Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, zonja Donika Gërvalla.
Ai ka takuar homologun e tij Dimitar Kovaçevski, me të cilin kanë biseduar për sfidat dhe bashkëpunimet e mundshme në shumë fusha.
“Me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla urova kryeministrin e ri maqedonas, Dimitar Kovačevski.
Marrëdhëniet tona të fqinjësisë së mirë bazohen në respektin e ndërsjellë dhe vlerat e përbashkëta. Ne do të punojmë së bashku për të kapërcyer sfidat e përbashkëta dhe për të rritur bashkëpunimin tonë ekonomik”, ka shkruar Kryeministri Kurti në llogarinë e tij në Twitter./FolDrejt/
With MFA @gervallaschwarz I congratulated Dimitar Kovačevski on his new role as PM of 🇲🇰. Our good neighborly relations are based on mutual respect and shared values. We will work together to overcome common challenges and increase our economic cooperation.#MSC2022. pic.twitter.com/07jGLxXTKC
— Albin Kurti (@albinkurti) February 18, 2022