Kryeministri i Republikës së Kosovë, Albin Kurti, priti në takim Kryetarin e Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj dhe përfaqësuesit e kësaj komune.
Në takimin e përbashkët me kryetarin e Kuvendit Komunal të Tuzit, Fadil Kajoshaj dhe nënkryetarin e Komunës së Tuzit, Ivan Ivanaj, u bisedua për mundësitë për thellim të bashkëpunimit institucional, me qëllim mbrojtjen e të drejtave qytetare dhe politike të shqiptarëve në Tuz dhe në Mal të Zi.
Po ashtu, u bisedua për realizimin e projekteve të ndryshme dhe zhvillimin e aktiviteteve në kulturë dhe arsim, me qëllim të ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore./FolDrejt/