Kryeministri Kurti priti në takim përfaqësuesit e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.
Në takimin e përbashkët me Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi dhe Zëvendësministren Dafina Gexha Bunjaku, u theksua përkrahja dhe gatishmëria e Qeverisë për thellim dhe zgjerim të bashkëpunimit me FSShK-në.
Përfaqësuesit e FSShK-së e njoftuan Kryeministrin me sfidat të cilat përballen profesionistët shëndetësorë në punën e përditshme.
Në këtë takim u dakorduan që komunikimi do të jetë i vazhdueshëm, me qëllim të ngritjes së nivelit të shërbimeve shëndetësore dhe sigurimit të punës me dinjitet për profesionistët shëndetësorë.
Ndërkaq, kryetarja e FSShK-së, Tevide Imeri falënderoi Kryeministrin për mikpritjen dhe përkrahjen, duke theksuar se FSShK-ja mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e punonjësve shëndetësorë, duke përkrahur punëtorët e përkushtuar dhe profesionistë./21Media