Fol Drejt
E martë, 13 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Kryeministri Kurti thotë se Kosova po e përjeton një “bum” ekonomik, nga sektorët privat e publik punëtorët kërkojnë rritje pagash

2 vjet më parë
in KRYESORE, TEMA E DITËS
Koha e leximit: 3 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, së fundi ka thënë që Kosova po e përjeton një “bum” ekonomik ndërsa ka theksuar se “ekonomia jonë në rritje është 10.7 %”. Në këtë kontekst zhvillimesh, zërat për rritje pagash në sektorët publik e privat, janë shtuar, raporton Fol Drejt.

Njohësit e zhvillimeve ekonomike thonë se rritja e pagave është një nevojë urgjente. E gjitha do të ndihmonte në rritje të konsumit, prodhimit dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Ditë më parë, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Lulzim Rafuna, i cili vlerëson se çdo rritje e pagës, shton konsumin dhe prodhimin në vend, për Radio Kosovën tha se kjo rekomandohet edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN):

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

“Duhet të lëvizë edhe sektori publik dhe ka rekomandime dhe nga FMN që t’i rrisë pagat, përveç kësaj e ka obligim ligjor. Nuk është gjendja e keqe në sektorin privat ashtu siç paraqitet, flas brenda mundësive në një situatë të jashtëzakonshme siç jemi. E rëndësishme është se sektori privat ka lëvizur dhe do të lëvizë tutje. Në rast se paraqitet nevojë për prodhim, atëherë sektori privat ka nevojë për punëtorë dhe atyre që veç janë duhet t’ua rrisë pagat.”

Të një mendimi janë edhe nga Aleanca Kosovare e Bizneseve. Sipas tyre rritja e pagave duhet të bëhet me urgjencë.

Megjithatë nga Qeveria e Kosovës nuk kanë bërë të ditur nëse thirrjeve të vazhdueshme për rritje pagash, do t’u përgjigjen pozitivisht, ndërsa Ligji i ri për Pagat është ende larg miratimit. Ministri i Financave Hekuran Murati javë më parë nëpërmjet një postimi bëri thirrje që “bizneset t’i rrisin pagat e punëtorëve”, pa lënë të nënkuptohet që qeveria do ta bëjë të njëjtin veprim. Në një konferencë për media para disa ditësh, ai tha se:

“Sa i përket sektorit privat, çka kemi dashur të bëjmë si qeveri, ka qenë që të sigurohemi se ka një rritje permanente të pagave në sektorin publik… Pra, t’i mbështesim punëdhënësit që t’u rriten pagat në mënyrë permanente. Sepse ne si qeveri kemi dhënë një mbështetje, por ajo ka qenë një mujore. Pra, në sektorin privat rritja e pagave duhet të vij nga punëdhënësi. Dhe këtë punëdhënësit kanë hapësirë, ne këtë e shohim nga niveli i qarkullimit edhe nga mbledhja e tatimit në fitimin e korporatave. Fitimi i korporatave është më i lartë se që ka qenë ndonjë herë, pra ka hapësirë që në sektorin privat kompanitë t’i rrisin pagat. Dhe ne si qeveri do të insistojmë në këtë.”

“Ministër, pagat duhet të rriten me ligj e veprime konkrete jo me fjalë goje! Përkundra që bizneset nuk paguajnë as 5-10% të taksave ndajë shtetit ato dhe në sezonat e dimrit po ulin pagat punëtorëve ndërsa çmimet kanë rritë nga 30-100% brenda vitit!? Është absolutisht absurde të thuhet ‘ngritjani’ pagat punëtorëve e ndërsa dyshemen e pagës e keni lanë 250€, ndërsa inflacioni ka arrit afër 30% në 2 vitet e fundit në produktet bazë” – i ka komentuar njëri nga ndjekësit e tij. Shumë të tjerë, ndërkaq, e kanë cilësuar si “hajgare” thirrjen.

Përndryshe çmimet në Kosovë kanë shënuar rritje nga muaji në muaj. Sipas Agjencisë së Statistikave (ASK), vetëm nga muaji shtator në muajin tetor është shënuar 0.9% inflacion, ndërsa kjo shifër konsiderohet e trefishuar nga periudha e pandemisë e këndej.

Perimet janë rritur mbi 8%, lëndët djegëse 3.5%, karburante 3% e të tjera. Ndërsa përqindje marramendëse janë krahasuar tetorin e vitit 2021 më këtë të 2022, ku lëndët djegëse kanë shënuar ngitje 56%, vajra ushqimore mbi 40%, buka e drithërat 30%, qumësht e produkte të qumështit dhe vezë 27% ndërsa karburantet 20%./FolDrejt/

Tags: Albin KurtiHekuran MuratiKosoveRritja ekonomike
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Zyrtare: Presnel Kimpembé do të humbasë Kupën e Botës

Lajmi tjetër

Dy të vrarë dhe i treti i plagosur rëndë pas një sulmi me thikë

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KRYESORE

Flamuri i shpresës

25 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM