Fol Drejt
E martë, 13 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

Kryeministri Kurti tregohet i prerë: Nuk ka marrëveshje me Serbinë pa u zgjidhur çështja e të zhdukurve me dhunë

3 vjet më parë
in KOSOVË, KRYESORE
Koha e leximit: 8 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Nuk ka marrëveshje me Serbinë pa u zgjidhur çështja e të zhdukurve me dhunë, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës në pritjen e organizuar nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, transmeton Fol Drejt.

Kryeministri tha se ka respektuar kërkesën e familjarëve për t’ju qasur çështjes së të zhdukurve me seriozitet të plotë, duke ushtruar ndikimin te mekanizmat vendorë e ndërkombëtarë.

“Unë besoj që e keni përcjellë edhe ju që personalisht kam qenë tejet i zëshëm dhe në secilin takim publik e jo publik me akterët relevantë ndërkombëtarë e kam ngritur çështjen e personave të zhdukur me dhunë si çështje edhe me prioritet e urgjencë”, tha kryeministri.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Ai theksoi se për të si kryeministër dhe për Qeverinë e Kosovës është me shumë rëndësi që prioritetet t’i kemi të qarta.

“Megjithatë është njësoj e rëndësishme që t’i flasim zëshëm pengesat që i kemi, e jo që secila ngecje është rezultat i mos përpjekjes sonë. E them këtë vetëm për të qenë të sinqertë me njëri-tjetrin në të gjitha veprimet tona”, tha kryeministri Kurti, duke uruar që takimet si ky i sotmi të mos duhet t’i mbajmë edhe gjatë.

“Shpresojmë, sepse punojmë, që të arrijmë të bëjmë më të mirën për t’ju mbyllur plagët e hapura edhe juve, e besa edhe neve”, shtoi ai.

Puna e institucioneve të Republikës së Kosovës, sfidat dhe bashkëpunimi me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë gjatë vitit 2021, në proceset lidhur me zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë, u prezantuan nga z. Andin Hoti, Kryesues i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, njëherësh Kryetar i Delegacionit për Bisedime për Çështjen e Personave të Zhdukur.

Gjatë vitit 2021, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, Instituti i Mjekësisë Ligjore, Prokuroria, Policia e Kosovës dhe institucionet e tjera relevante, së bashku me shoqatat e familjarëve dhe partnerët ndërkombëtarë, janë angazhuar me përgjegjësi dhe përkushtim në hulumtimin, identifikimin dhe zgjidhjen e rasteve, duke insistuar njëkohësisht në dy parime themelore: dinamizimin dhe humanizimin e procesit, tha z. Hoti.

Gjatë këtij viti, është trajtuar me prioritet lokacioni i varrezës masive në Kizhevak të Serbisë. Gërmimet e filluara atje që në vitin 2015, pesë vjet më vonë kishin konfirmuar ekzistimin e varrezës masive me gjetjen e disa mbetjeve mortore në nëntor 2020. Gërmimet, që kanë përfunduar më 26 maj 2021, kanë rezultuar me gjetjen e mbetjeve mortore të 9 viktimave të luftës: shtatë identifikime të reja dhe dy raste ribashkimi me eshtrat e viktimave të zhvarrosura në lokacionin e Rudnicës, një varrezë tjetër masive në rajonin e Rashkës.

Pas identifikimit përmes analizës së ADN-së është konfirmuar se mbetjet mortore iu përkasin viktimave të masakrës së Rezallës të kryer më 5 prill 1999. Riatdhesimi i viktimave në Kosovë është bërë më 30 shtator, ndërsa u janë dorëzuar familjeve për rivarrim më 9 tetor.

Përtej vështirësive dhe pengesave nga zvarritja e gërmimeve, gjetja e mbetjeve të dy personave në lokacione të ndryshme, dëshmon po ashtu qasjen dhe tendencën e Serbisë për të fshehur dhe për t’i zhdukur gjurmët e krimit.

Ndërkaq, në territorin e Republikës së Kosovës gjatë këtij viti janë kryer gërmimet në 9 lokacione të ndryshme: varrezat në lagjen Brekoc të Gjakovës; varrezat në lagjen Arbanë të Prizrenit; varrezat e besimtarëve muslimanë në veri të Mitrovicës; varrezat e Qytetit në Shtime; varrezat në fshatin Petrovë të Shtimes; varrezat në fshatin Marinë të Skenderajt; një lokacion në fshatin Strellc të Deçanit; një lokacion në fshatin Planej të Prizrenit, si dhe lokacioni në fshatrat Dreth e Kalludër të Zubin Potokut, në dy prej të cilave janë gjetur dhe zhvarrosur mbetjet mortore të dy personave, një në Brekoc dhe një në Arbanë.

Sa i përket hulumtimit të lokacioneve të dyshuara në Kosovë, gatishmëria e institucioneve vazhdon të sfidohet në masë të madhe prej informatave jo të besueshme nga Serbia. Megjithatë, tashmë janë lëshuar edhe 5 urdhëresa nga gjykata për gërmime në lokacione të ndryshme, lidhur me të cilat jemi në fazën e koordinimit për fillimin e punimeve.

Bazuar në procedurat ligjore dhe në respektim të kërkesave e traditave familjare, gjatë këtij viti u janë dorëzuar familjeve për rivarrim mbetjet mortore të 25 personave, prej të cilave 21 raste të reja, 4 raste ribashkimi dhe 1 rast asistence, duke përfshirë 5 nga komuniteti serb. Me kërkesë të familjes dhe në prani të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur të Serbisë njëri prej tyre është rivarrosur në Pejë, ndërsa 3 të tjerë i janë dorëzuar Komisionit të Serbisë në Merdar më 24 shtator.

Ndërkaq, ceremonitë e rivarrimit janë organizuar me përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Departamentit të Mjekësisë Ligjore, zyrtarëve komunalë dhe shoqatave të familjarëve të këtyre personave.

Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, së bashku me Ambasadën e Zvicrës u lansua edhe fushata mediale për promovimin e linjës telefonike 038 8000 1600, për familjarët e personave të zhdukur, e cila do ta ndihmojë procesin përmes informatave nga qytetarët dhe ndërveprimit të vazhdueshëm me familjarët. Linja është pa pagesë dhe të gjitha komunikimet do të jenë plotësisht konfidenciale.

Fjala e Kryeministrit Kurti në aktivitetin e organizuar në shënim të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut:

I nderuari Kryetar i Kuvendit të Republikës, z.Glauk Konjufca

I nderuari zëvendëskryeministër Besnik Bislimi,

I nderuari ministër, Xhelal Sveçla,

Të nderuar zëvendësministra, Shemsi Syla e Eliza Gashi,

Shkëlqesi ambasadorë të Gjermanisë, Francës dhe Kroacisë,

Shef i EULEX-it,

Të nderuar udhëheqës e përfaqësues të Kryqit të Kuq të Kosovës e atij ndërkombëtar, si dhe Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur,

Të dashur familjarë, të organizuar në shoqata, të cilët për asnjë ditë nuk e ndalën aktivitetin e tyre për të zbardhur fatin e më të dashurve të tyre,

I nderuar kryetar e udhëheqës i komisionit e delegacionit, z.Andin Hoti,

Zonja dhe zotërinj,

Të nderuar të pranishëm,

Ju falënderoj që keni ardhur sot dhe jemi mbledhur për këtë çështje kaq të rëndësishme, në një ditë, e cila është e veçantë, meqenëse është Dita e të Drejtave të Njeriut, e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, që në 30 nene të saj, e kodifikon, e bën edhe normative dhe nominale, i vë emër dhe i përcakton substancë dinjitetit të njeriut dhe paprekshmërisë së individit.

Është më se e qartë se në këtë ditë, ne duhet të theksojmë ata, të cilëve iu janë shkelur më së shumti të drejtat, e padyshim që këtu bëjnë pjesë të zhdukurit me dhunë dhe familjet e tyre, që janë viktima edhe sot e kësaj dite.

Nga 10 qershori i vitit 1999, diku rreth një muaj, edhe vet kam qenë i zhdukur, jo pse isha i zhdukur për vete, por për shkak se familja nuk e dinte se ku jam. Deri atëherë, kur na vizitoi Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, në korrik të vitit 1999.

Prandaj, unë, kur u lirova, e kisha edhe thirrje të brendshme, edhe përgjegjësi qytetare, që t’i bashkohem nënës Nysrete dhe shumë nënave të tjera, të cilat ishin organizuar që të bëjnë trysni mbi vendorët e ndërkombëtarët, e kjo të transferohet si trysni mbi Beogradin, ashtu që të zbardhet fati i djalit të zonjës Nysrete dhe i shumë djemve e vajzave, prindërve e baballarëve, e nënave të Kosovës, të cilët fillimisht ishin 5000 e mandej u mor vesh që 2000 kanë përfunduar në burgjet zyrtare, ndërkaq rreth 3000 janë ende të pagjetur, ndërkaq sot i kemi mbi 1600 të pagjetur nga të cilat mbi 2/3 janë shqiptarë të Kosovës. Andaj edhe puna e Komisionit dhe e të gjithë neve në lidhje me të zhdukurit me dhunë nga lufta e fundit ka qenë dhe mbetet edhe me prioritet e urgjencë edhe e vështirë e sfiduese.

Përmes platformës së Qeverisë së Republikës së Kosovës e kemi bërë të qartë që çështja e të zhdukurve me dhunë është ndër prioritetet tona kryesore.

Gjatë takimeve që kemi pasur me familjarët, qoftë unë, qoftë kolegët e mi, gjithmonë e kemi bërë të ditur rëndësinë e kësaj çështje.

E di se ndonjëherë lodhemi prej fjalëve. Kemi nevojë për vepra. Andaj dëshiroj që konkretisht të përmend veç disa veprime konkrete që janë ndërmarrë si rezultat i kërkesave të familjarëve por edhe iniciativave tona.

Familjarët kanë kërkuar që të ushtrojmë ndikimin tonë te mekanizmat vendorë e ndërkombëtarë, që t’i qasemi çështjes së të zhdukurve me seriozitet të plotë. Unë besoj që e keni përcjellë edhe ju që personalisht kam qenë tejet i zëshëm dhe në secilin takim publik e jo publik me akterët relevantë ndërkombëtarë e kam ngritur çështjen e personave të zhdukur me dhunë si çështje edhe me prioritet e urgjencë. Po e rithem, që marrëveshje me Serbinë nuk ka pa u zgjidhur çështja e të zhdukurve me dhunë.

Familjarët kanë kërkuar rifillimin e punimeve në Kizhevak, zbardhjen e fatit të prof. Ukshin Hoti dhe bisedimin për të dhënat e shumta për 16 vendvarrezat në lokacione të ndryshme brenda territorit të Serbisë. Kizhevaku e keni përcjellur edhe ju që është rifilluar dhe ka përfunduar.

Ndërkaq jemi në proces të diskutimit për hapjen e disa vendvarrezave, për të cilat besoj që Andini, si kryesues i ri edhe i Komisionit edhe i Delegacionit, ju mban të informuar kur të jetë e sa herë të jetë e nevojshme.

Keni kërkuar njashtu edhe amandamentimin e Ligjit për Personat e Zhdukur të Kosovës. Më vjen mirë t’ju tregoj që procedura e amandamentimit ta Ligjit ka filluar. Por për shkak të nevojës që të rregullohet ky ligj një herë e mirë, që t’mos kemi nevojë shpejt ta plotësojmë e ndryshojmë atë, procedimi ende nuk ka përfunduar.

Keni kërkuar edhe që të ngritët një qendër memoriale në Prishtinë për krimet e luftës. Ne realisht kemi shkuar një hap përtej kësaj, dhe veçse kemi përfunduar fazën e parë të punës për themelimin e Institutit për adresimin e krimeve të kryera gjatë luftës. Tash në nëntor e kemi nisur draftimin e projektligjit, dhe besojmë brenda gjashtë mujorit të parë të vitit 2022 do të kemi një mekanizëm funksional që do të dokumentojë dhe adresojë krimet e kryera gjatë luftës.

Po ashtu, e di që keni kërkuar stabilitet në udhëheqjen e Komisionit. Duke marrë parasysh kërkesat e juaja si familjarë, po gjithashtu edhe ndërrimet me të vërtetë të shumta të cilat janë bërë, ne kemi vendosur që për të parën herë të bëjmë bashkë të dy pozitat në një të vetme, gjegjësisht atë të Udhëheqësit të Delegacionit dhe Kryetarit të Komisionit, për hir të konsistencës. Jam i bindur që me Andin Hotin tashmë keni një bashkëpunim të shkëlqyer.

Për mua dhe Qeverinë e Kosovës është me shumë rëndësi që prioritetet t’i kemi të qarta. Megjithatë është njësoj e rëndësishme që t’i flasim zëshëm pengesat që i kemi, e jo që secila ngecje është rezultat i mos përpjekjes sonë. E them këtë vetëm për të qenë të sinqertë me njëri-tjetrin në të gjitha veprimet tona.

Për fund, uroj që takimet si ky të mos na duhet t’i mbajmë edhe gjatë. Shpresojmë, sepse punojmë, që të arrijmë të bëjmë më të mirën për t’ju mbyllur plagët e hapura edhe juve, e besa edhe neve./FolDrejt/

Tags: Albin KurtiAsociacioniqeveriaZajednica
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Kryeministri Kurti priti në takim Drejtorin Rajonal të BERZh, Matteo Colangeli

Lajmi tjetër

Rast përdhunimi që ka ndodhur në Kosovë/ familjari përdhunon vajzën minorene.

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM