Po vijon debati në kuvend rreth asaj se çfarë është arritur në bisedimet me Serbinë, ndërsa Kryeministri Albin Kurti po i mbron vendimet e tij për sa u përket marrëveshjeve të arritura, shkruan Fol Drejt.
Në një replikë të tij kundër deputetëve opozitar, ai tregoi se i ka telefonuar Këshilltari i Departamentit të Shtetit Derek Chollet, për ta uruar për suksesin në Ohër:
“Unë në ora nji kisha telefonatë, prandaj u deshtë të largohem nga seanca, në ora « kam pasur telefonatë me të dhe ai më ka thirr me m’uru për suksesin! A ju thatë që është dështim! Pra ju po besoni që Kosova ka dështuar në Ohër, ndërkaq z. Derek Chollet ma uroi suksesin në Ohër!”
Ai tha se ishte i detyruar të largohej nga seanca, por që do të kthehej rreth orës 16:00./FolDrejt/