Në mbledhjen që po mban Qeveria, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije se mbi 1012 qytetarë serbë kanë marrë qortime për shkak të targave ilegale.
Ai tutje ka thënë se nuk është shënuar asnjë incident, por ka thënë se problem i tyre janë sulmet me bomba, djegiet e veturave e shtëpive.
“Asnjë incident i shënuar dhe asnjë ankesë regjistruar, problemi i tyre janë sulmet me bomba, djegiet e veturave dhe shtëpive, trysnitë dhe kërcënimet pa afat nga ata që e kanë problem ligjin. Ata që po urdhërojnë braktisjen e institucioneve të Kosovës janë ata që u pengon ligjshmëria e kushtetutshmëria, luftimi i kriminalitetit e korrupsionit”, është shprehur kryeministri Kurti./FolDrejt/