Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, dje ka nderuar të rënët nga Policia e Kosovës (PK), raporton Fol Drejt.
Ndër të tjera, Kryeministri Kurti ka dërguar lule në vendrënien e heroit Enver Zymberaj.
Gjatë kësaj ceremonie Kurti ishte i shoqëruar nga djali i të ndjerit, me të cilin është fotografuar.
“Bashkë me Sokolin, djalin e heroit Enver Zymeri, vendosëm dje lule të freskëta në vendin ku ka rënë ai, këtu e 12 vite më parë.
Enverin do ta kujtojmë gjithmonë sepse përpjekja e tij vetmohuese është edhe e jona: Kosovën e lirë ta bëjmë me sovranitet të plotë, pa krim e korrupsion, me jetë cilësore për të gjithë, pa dallim.
Sytë e Sokolit janë veç dritë. Dëshira e tij për t’i ndjekur hapat e babait, na jep shpresë se rinia jonë do t’i shërbejë vendit.”/FolDrejt/