Për të biseduar për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Suedisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson zhvilluan një takim bilateral, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, transmeton Fol Drejt.
Kryeministri Kurti e njoftoi kryeministrin suedez për progresin e arritur në sundimin e ligjit dhe për indikatorët ekonomikë dhe demokratik që dëshmohen edhe nga raportet e organizatave ndërkombëtare, përfshirë raportin e BE-së për vendin.
Folën për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian, dhe për rëndësinë e integrimit të mëtejmë të Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për mbështetjen ndër vite dhe të vazhdueshme të Suedisë për Kosovën dhe për ndihmën ndaj institucioneve dhe shoqërisë së Kosovës përmes projekteve të ndryshme të financuara nga Ambasada e Suedisë në Kosovë./FolDrejt/