Fol Drejt
E hënë, 19 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME

Kryeministri Kurti u uroi diplomimin studentëve të R.I.T Kosova

2 vjet më parë
in LAJME
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori sot pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve R.I.T Kosova, Klasa e vitit 2023, transmeton Fol Drejt.

Në hapjen e kësaj ceremonie, Kryeministri Kurti, tha se ka kënaqësinë që është i pranishëm dhe që së bashku po e ndajnë gëzimin e kësaj arritjeje të rëndësishme për secilin prej tyre.

Para studentëve, ai tha se ka mbetur pak kohë deri sa t’i keni në duar diplomat tuaja, e ju e dini se diploma me të cilën do të pajiseni sot ka shumë vlerë. Sipas tij, diploma është një dëshmi fizike e rezultatit të punës suaj akademike në këto katër vite. Njëkohësisht, përfaqëson edhe këmbënguljen tuaj për t’i tejkaluar sfidat me të cilat jeni ballafaquar gjatë këtij rrugëtimi.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Duke folur për sfidat dhe vështirësitë me të cilat janë ballafaquar studentët, siç ishte ajo me Pandeminë Covid-19, kryeministri Kurti, u shpreh se sfida e ballafaqimit me pandeminë na ka bërë të kuptojmë, që jetën nuk duhet ta shohim si një trajektore të pandryshueshme.

Gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni diplomimi, kryeministri Kurti, inkurajoi studentët e pranishëm që asnjëherë të mos e nënvlerësojnë peshën e vendimeve të tyre, cilat do që të jenë ato. “Duke punuar me integritet dhe përgjegjësi, jam i bindur se do të jeni të suksesshëm nga do që shkoni, çka do që bëni”, tha ai.

Në fund të fjalës së tij, kryeministri Kurti, duke i uruar për këtë arritje kaq të madhe iu drejtua studentëve me fjalët se vendimet që ju do të merrni – të mëdha apo të vogla – kanë potencialin që të kenë ndikim zinxhiror në shoqëri dhe të prekin jetën e shumë individëve.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe Kryetarja e Bordit të R.I.T Kosova, Nancy Bekavac, si dhe presidenti njëherësh dhe dekan në R.I.T Kosova, z. Kamal Shahrabi.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

E nderuara zonja Nancy Bekavac, Kryetare e Bordit të R.I.T Kosova,

I nderuari z. Kamal Shahrabi, President dhe dekan i R.I.T Kosova të Universitetit Amerikan në Kosovë,
I nderuari staf akademik,
Të nderuara zonja dhe zotërinj,

Të nderuar të pranishëm,
Të dashur studentë të RIT Kosova,

Kam kënaqësinë që jam sot me juve, e që po e ndajmë bashkë gëzimin e kësaj arritje të rëndësishme për secilin prej jush. Mund të imagjinoj se si sot ndiheni më të qetë se ç’jeni ndjerë për një kohë të gjatë. I keni përfunduar provimet e projektet finale, e nuk keni më nevojë të përllogaritni mesataren e notave tuaja. Ka mbetur pak fare kohë deri sa t’i keni në duar tuaja diplomat, e ju e dini se diploma me të cilën pajiseni sot ka shumë vlerë.

Ajo është një dëshmi fizike konkrete e rezultatit të punës suaj akademike në këto katër vite. Njëkohësisht, ajo përfaqëson edhe këmbënguljen tuaj për t’i tejkaluar sfidat me të cilat ju jeni ballafaquar gjatë këtij rrugëtimi.

Ndryshe nga gjeneratat e mëparshme, ju jeni ballafaquar me një sfidë të re e të paparashikuar nga asnjëri prej nesh. Pandemia Covid-19 na detyroi që të përshtatemi me një mënyrë të re të jetesës, e kjo nuk e përjashtoi edhe sistemin tonë të edukimit.

Gjatë viteve tuaja të studimit u detyruat të adaptoheni me një mënyrë të re të mësimnxënies, ku klasat u zëvendësuan me ekrane kompjuterësh, e diskutimet u bartën në rrafshin virtual. Megjithëkëtë, qoftë në kampus të universitetit, apo përmes platformës Zoom, nuk ju ka munguar zelli që të angazhoheni në aktivitete të rëndësishme të jetës studentore, duke krijuar miqësi e duke marrë nisma për të mirën e komunitetit tuaj, efekti i të cilave do të vijojë të ndjehet edhe nga gjeneratat e ardhshme.

Sfida e ballafaqimit me pandeminë na ka mësuar që jetën nuk duhet ta shohim si një trajektore të pandryshueshme. E ardhmja sigurisht që ka shumë të panjohura, megjithatë janë vlerat e njohura ato që do t’ju përcjellin në çka do që vendosni të veproni e të krijoni në vijim. Kurrë mos e nënvlerësoni peshën e vendimeve tuaja, cilat do që të jenë ato. Duke punuar me integritet dhe përgjegjësi, jam i bindur se do të jeni të suksesshëm ngado që shkoni, çka do që bëni.

Përderisa po e filloni rrugëtimin tuaj të ri në botën profesionale, nuk duhet të harroni edhe përgjegjësinë që keni si pjesë e shoqërisë. Ne japim kontribut në shoqëri, sepse marrim mundësi dhe fitojmë të drejta prej saj. Mbase dikujt mund të mos i ketë pëlqyer puna në ekip që u është dashur ta bëni shumë shpesh gjatë studimeve – jo të gjithë kanë stilin e njëjtë të punës dhe kjo ndonjëherë krijon vështirësi. Ky lloj bashkëpunimi është po aq i rëndësishëm edhe në botën profesionale. Vetëm kur i bashkoni aftësitë tuaja individuale, mund të zbatoni ide që ofrojnë zgjidhje për sfidat e shoqërisë dhe të kohës sonë. Dhe teksa punoni vazhdoni të studioni, ashtu sikurse që i rrituri duhet të mirëmbajë diçka prej kureshtjes fëmijërore për jetë, ngjashëm edhe ndërmarrësi, punëtori a zyrtari duhet të mirëmbajë diçka prej kërkimit shkencor e kritik të ditëve studentore përgjithmonë.

Vendimet që ju do të merrni – të mëdha apo të vogla – kanë potencialin që të kenë ndikim zinxhiror në shoqëri dhe të prekin jetën e shumë individëve të tjerë. Pavarësisht nëse vendosni të ofroni kontributin tuaj në sektorin publik apo atë privat, veprimet tuaja mund të frymëzojnë të tjerët, të nxisin inovacion, të shtyjnë përpara progresin dhe të ndihmojnë në krijimin e një shoqërie më të drejtë e më gjithëpërfshirëse.

Gjenerata 2023, urime për këtë arritje kaq të madhe!

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Sheh dritën e botimit “Urti të pëshpëritura”

Lajmi tjetër

Kryeministri Kurti: Folëm për marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy shteteve dhe dy popujve tanë

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM