Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Stuttgart të Gjermanisë.
Gjatë qëndrimit dyditor, kryeministri Kurti do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik ‘’Global Connect 2022’’. Ai po ashtu do të zhvillojë takime me përfaqësues politikë të landit Baden-Württemberg dhe të bizneseve atje, njofton Zyra për Komunikim Publik – ZKM, transmeton Fol Drejt.