Kryeministri i Republikes së Kosovës Albin Kurti, i ka uruar të gjithë besimtarët muslimanë festën e Fitër Bajramit, transmeton Fol Drejt.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar që agjërimi le të na bëjë më falënderues për begatitë.
Ky është postimi i plotë:
Pas një muaji agjërim, vetëpërmbajtje dhe sakrificë, besimtarët myslimanë sot ndajnë gëzimin e Fitër Bajramit.
Le të marrim të gjithë nga pak nga përditshmëria e muajit të Ramazanit dhe ta bëjmë përditshmëri për tërë vitin. Agjërimi le të na bëjë më falënderues për begatitë. Vetëpërmbajtja le të na bëjë më të disiplinuar ndaj lakmisë. Sakrifica le të na bëjë më solidarë me njëri-tjetrin.
Me urimin dhe shpresën që agjërimi dhe lutjet tuaja janë pranuar, me fat të gjithëve Fitër Bajrami. /FolDrejt/