Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar këshilltarin e tij të jashtëm probono, Tienmu Ma, me rastin e përfundimit të doktoratës së dytë.
“Tienmu, me dy kapela doktori
Të parën në 2011 në Universitetin e Nju Jorkut, në filozofi, me temë “Puna, mundësia dhe drejtësia”. Të dytën në 2023 në Universitetin e Lucernit, në juridik, me temë “Ndryshimet klimatike, pabarazia dhe liria nga diskriminimi”. Tienmu Ma angazhohet për politika të mira publike, si këshilltar i jashtëm probono në kabinetin tim.
Sot ia uruam dhe festuam avancimin kulmor akademik të tij për të dy doktoratat.”, ka shkruar kryeministri Kurti në një postim në facebook./FolDrejt/