Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar besimtarët muslimanë me rastin e fillimit të muajit Ramazan, shkruan Fol Drejt.
“Me fat muaji i Ramazanit!
Ky muaj i mëshirës dhe mirësisë, sjelltë paqe në shpirt e lumturi në zemrën e secilit.
Bashkë me zgjerimin e kraharorit, të zgjerohet edhe sofra. Bashkë me iftaret, me bujari të shtrohen udhë të reja që bashkojnë në mirësi.”, shkroi Kurti në Facebook.
Kurti bëri thirrje për bamirësi dhe solidaritet me ata që kanë më pak dhe përkushtim ndaj Zotit, e me mendje tek e mira e udhëzimi kah e drejta.
“Me vullnet të fortë në rrugën e dashurisë e të dijes, për barazi e përparim të shoqërisë.
Uroj të gjithë besimtarët e besimtaret muslimane për Ramazanin!
Agjërim të lehtë e të pranuar.
Paqja qoftë mbi ju!”, tha në fund Kurti. /FolDrejt/