Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me ndihmësadministratoren e USAID-it, Erin E. McKee tha se USAID deri më tani ka ndihmuar Kosovën me mbi 1 miliardë dollarë, shkruan Fol Drejt.
“Ndihma e USAID-it për Kosovën deri sot kap vlerën mbi 1 miliardë dollarë dhe përshkon secilën fazë të historisë sonë si shtet dhe secilin sektor. Për secilin dollar ne jemi mirënjohës si popull, si vend dhe si institucion”, tha Kurti në konferencën për media.
“Rritja, përmirësimi dhe zhvillimi janë dëshmi për partneritet të fuqishëm me miqtë tanë, por janë edhe ftesë për më shumë bashkëpunim”, shtoi ai.
Me ShBA-në ndajmë vlera, orientime dhe vlera të përbashkëta. Me popullin amerikan ndajmë bindjet e fuqishme të përbashkëta për liri, demokraci, drejtësi”, vazhdoi Kurti. /FolDrejt/