Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ushtria është detyrë dhe projekt madhor për vendin tonë, shkruan Fol Drejt.
Kurti përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se ushtria jonë po forcohet e zhvillohet për të siguruar e ruajtur paqen, demokracinë dhe progresin, me rastin e betimit të 311 rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilët morën statusin Ushtar i Kosovës.
Tutje ai falënderoi vendet aleate për gjithë përkrahjen në modernizimin dhe trajnimin e FSK-së. /FolDrejt/
Postimi i plotë: