Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka bërë një përmbledhje të takimeve të tij të fundit të vizitës mbi dyjavore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kurti tha se kjo vizitë ishte e frytshme.
Ai theksoi se iu ka bër thirrje biznesmenëve shqiptaro-amerikanë që të investojë në Kosovë.
“Pata nderin të jem mysafir në World Affairs Forum, organizatë kjo me seli në Stamford të Connecticut, e cila nga viti 1946 organizon debate publike me liderë, diplomatë, ekonomistë, nobelistë etj., për tema globale në të cilat kanë rol të rëndësishëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
“Fola për të arriturat e qeverisë sonë dhe për dy qëllimet kryesore të vizitës sime në shtetin mik dhe aleatin tonë më të rëndësishëm: nxitjen e interesimit për investime në Kosovë dhe avancimin e bashkëpunimit me qeverinë amerikane në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”.
“Nga aty u bëra ftesë biznesmenëve amerikanë, ashtu si edhe atyre shqiptaro-amerikanë, që të investojnë në Kosovë për ndërmarrje fitimprurëse për ta dhe për zhvillim edhe më të hovshëm socio-ekonomik për Republikën e Kosovës”.
Kreu i ekzekutivit është kritikuar për shkak të pamundësisë së zhvillimit të takimeve të larta shtetërore atje.