Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar sot në Mitrovicë, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton vetë Kurti, pas vizitës në palestrën “Minatori”, ai ka kaluar në Kampin e Policisë në Belvedere.
Në atë kamp, Kurti u njoftuar për aksionet e operacionet, aktivitetet e të arriturat e Policisë së Kosovës.
“Sukseset e tyre për rend, ligj dhe kushtetutshmëri në katër komunat tona në veri të vendit janë mahnitëse.
Motivimi e morali i tyre janë të lartë kurse profesionalizmi dhe disiplina e pashoq. Mbështetja e jonë për ta është e garantuar.
Bashkë me Ministrin e Brendshëm Sveçla, Drejtorin e Policisë, Hoxha, dhe gjithë të tjerët në fund shijuam shujtat e ngrohta në mensën e re të Kampit.”, njoftoi tutje Kurti./FolDrejt/