Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot pasdite ishte në veri të vendit.
Kështu ka thënë kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni në fillim të hapjes së organizimit ku po shpaloset raporti 1-vjeçar i qeverisjes komunale të kryetarit, përcjell Fol Drejt.
Ky organizim ishte paraparë të mbahej në orën 18:00 por që është shtyrë për shkak të mungesës së kryeministrit, Albin Kurti.
“Ne kemi qenë gjithçka gati por vizita e kryeministrit në veri në vendin ku po shërbejnë djemtë dhe vajzat tona më të mira për të mbrojtur ligjshmërinë e vendit tonë, pra besoj që kjo vizitë e kryeministrit na jep të drejtën që mbase edhe të vonohemi më tepër, e me lejen e juaj unë do të dal jashtë ta pres kryeministrin derisa të vjen..”, u shpreh Hyseni.
Ndonëse me vonesë, tashmë ka filluar ky organizim, por që ende nuk dihet dihet nëse ka arritur Kurti./FolDrejt/